“Assad, gati për dialog”

27/08/2012 00:00

Presidenti Bashar al-Assad është gati të nisë dialogun me opozitën e armatosur për t’i dhënë fund konfliktit disa-mujor që i ka kushtuar Sirisë mijëra jetë të humbura.

Kjo ishte deklarata e kreut të Komisionit për Politikë të Jashtme në parlamentin iranian, Alaeddin Boroujerdi i cili vizitoi ditën e dielë Sirinë.

“Nëse opozita, opozita e armatosur dhe vendet që e mbështesin atë do të pranonin, dialogu për t’i dhënë fund konfliktit mund të nisë në një kohë të shkurtër”, tha diplomati iranian.

Turqia mbyll kufirin

Autoritetet turke mbyllën përkohësisht kufirin me Sirinë për të gjithë
të zhvendosurit e luftës duke argumentuar se kampet aktuale me refugjatë
nuk janë në kapacitetet e tyre maksimale.

Lajmi u njoftua nga një diplomat i lartë turk në Ankara i cili shtoi se po punohet për ngritjen e disa kampeve të reja pranë kufirit me Sirinë.

Autoritetet njoftuan se në territoret asnjëanëse në kufi aktualisht janë të bllokuar rreth 10 mijë refugjatë. Mbi 5 mijë prej tyre ndodhen pranë Kilisit dhe rreth 4 mijë të tjerë në Reyhanli, në jug-lindje të Turqisë.

Dhjetra-mijëra refugjatë sirianë kanë gjetur strehë në Turqi qysh prej nisjes së konfliktit të armatosur në Siri. Nga ana e saj, Ankaraja ka paralajmëruar se është në gjendje të strehojë deri në 100 mijë të zhvendosur dhe jo më shumë si dhe ka lëshuar alarmin se nëse kjo shifër tejkalohet rrezikohet një katastrofë humanitare.

Siri, ushtria në ofensivë

Ushtria siriane rinisi ofensiven per mposhtjen e forcave te revolucionit ne zonen e Damaskut dhe kete zgjodhi ta bënte përmes strategjisë së dhunës pa limit, edhe kundër popullatës civile.

Organizatat e lidhura me opoziten flasin per masakra te tmerrshme sidomos ne Daraya, qytet i ndodhur rreh 30 km ne jugperendim te kryeqendres se vendit. Verifikimi i bilancit te te vrareve ne menyre te pavarur eshte i veshtire, per faktin se prania e gazetareve te huaj ne Siri eshte e limituar dhe ata pak qe jane rrezikojne perdite jeten.

Por burime lokale te lidhura me rebelet, e shtojne bilancin e tragjedise, nga 200 te vdekur, sic u tha nje dite me pare, ne 320. Shume prej viktimave jane te rinj, te ekzekutuar shtepi me shtepi, por mes tyre thuhet te kete edhe femije te mitur.

Top Channel