Pussy Riot, dy anëtare largohen nga Rusia

26/08/2012 17:50

Dy anëtare të grupit “punk” Pussy Riot, që po kërkohen nga policia ruse, kanë braktisur vendin, bëhet e ditur në faqen e grupit në rrjetin social Twitter.

Tre anëtaret e grupit u burgosën më herët gjatë muajit për mbajtjen e një proteste kundër presidentit Vladimir Putin në një katedrale të Moskës.

Dy anëtaret që janë larguar nuk janë identifikuar në rrjetin social, por bashkëshorti i një prej këngëtareve të burgosura tha se dyshja kishte marrë pjesë në protestën e muajit shkurt.

Faqja në Twitter, e quajtur Pussy Riot, thotë: “Dy nga anëtaret tona kanë arritur të largohen me sukses nga vendi! Ato po rekrutojnë femra të tjera për të përgatitur aksione të reja!”.

Ndërsa bashkëshorti i Nadzheda Tolokonnikova, Pyotr Verzilov tha për agjencinë “Reuters” se: “Që kur policia e Moskës deklaroi se ishte në kërkim të tyre, ato kanë mbajtur dhe do të mbajnë për momentin një profil të ulët. Ato janë në një vend të sigurtë që nuk mund të arrihet nga policia ruse”.

Treshja Maria Alyokhina, Nadezhda Tolokonnikova dhe Yekaterina Samutsevich u
shpallën fajtore për “huliganizëm të motivuar nga urrejtja fetare” dhe u
burgosën për dy vjet
.

Shumë shtete perëndimore dënuan ashpër vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si “të tepruar”.
Gjithësesi, Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat e bëra nga muzikantët dhe
disa qeveri të huaja se çështja ishte e motivuar politikisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA