Mbikalimi i Vorës hapet në shtator

26/08/2012 00:00

Mbikalimi i ri i Vorës, nyje kyçe për autostradën Tiranë-Durrës, do të jetë i hapur për trafikun në fillim të muajit shtator.

Projekti me vlerë 5.8 milionë euro nga fondi i Kuvajtit përfshin ndër të tjera ndërtimin e 4 kilometrave rrugë paralele me autostradën Tiranë-Durrës me dy korsi, katër rreth-rrotullimeve dhe ndërtimin e rrugës në hyrje të qytetit të Vorës.  

Gjatë inspektimit të punimeve në këtë mbikalim, ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, tha se punimet janë në fazën e asfaltimit ndërsa në të gjithë komponentët e tij mbikalimi do të jetë i përfunduar në fillim të muajit nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB