Partia më e madhe opozitare në Kosovë, LDK, ka akuzuar të dielën partinë në pushtet se po rëndon gjithnjë e më shumë ekonominë e vendit, duke rritur varfërinë.

Në një komunikatë për shtyp të shpërndarë mediave, të cituar nga “REL”, LDK vlerëson se kontrastet e krijuara nga qeveria ndaj shoqërisë kosovare nuk ekzistojnë askund në botë.

“Shpenzimet per mallrat dhe sherbimet qe u duhen ministrive janë rritur me 60% krahasuar me nje vit me heret, nderkohe qe numri i te varferve ka arritur ne 325 mije qytetare”, thuhet në komunikatë.

Nga ana tjetër, vlerëson partia e drejtuar nga Isa Mustafa, një pensionist jeton me 1.5 euro në ditë, ndërsa autostrada kushton 10 milionë euro për kilometër.

Lidhja Demokratike e Kosovës thekson më tej në njoftimin e saj se, edhe buxheti për asistencë sociale po rritet nga viti në vit, gjë që sipas saj nënkupton se varfëria po thellohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA