Duke filluar nga dita e parë e javës, moti në të gjithë vendin do të jetë më i freskët.

Pas një jave të nxehtë, kur të premten termometri shënoi 41 gradë celcius, meteorologët parashikojnë një ulje të temperaturave me tre deri në katër gradë.

Moti më i freskët, por i kthjellët, do të vazhdojë deri në fund të gushtit.

Me ardhjen e shtatorit meteorologët parashikojnë edhe ardhjen e vranësirave dhe reshjeve të shiut të cilat do të përfshijnë një pjesë të mirë të territorit shqiptar.      

Top Channel

DIGITALB DIGITALB