Durrësi është një nga qytetet që ka patur problemet më të mprehta me furnizimin me ujë të pijshem.
Nevojat për furnizim rriten gati tre herë gjatë sezonit veror sepse popullsia nga 200 mijë shkon në 600 mijë. Për këtë krijohet vështirësi sepse rritet shumë konsumi i ujit.
Prej disa muajsh situata po ndryshon falë investimeve që po realizion ndërmarrja. Janë dy projekte, një në zonën e plazhit dhe tjetri nga zona e plepave, në zonën e Përroit
të Agait.
Dokleart Ademi, drejtor i ujësjellësit, deklaron: “Të dyja këto projekte financohen nga Ujësjellës-kanalizimet e Durrësit. Jemi shumë të kënaqur me rezultatet.”
Brenda pak ditëve përfundon edhe projekti në zonën e plazhit për furnizimin e 3 mijë familjeve. Ujësjellësi rriti fitimet duke ulur humbjet, me ndërtimin e një rrjeti të ri furnizimi të shoqëruar edhe me matësat për çdo familje.
Në terren puna vazhdon për të arritur që Durrësi të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.
Top Channel