Florida bëhet gati për stuhinë tropikale

26/08/2012 17:20

Banorët në jug të Floridës kanë bërë përgatitjet finale për stuhinë tropikale “Isaac”, që pritet të bjerë në brigjet amerikane.

Qindra fluturime dhe lundrime janë anuluar, erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë, ndërsa pikat e naftës po shqyrtojnë mundësinë e mbylljes.

Edhe shtete të tjera në Amerikë janë vënë gjithashtu në alarm pasi parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se “Isaac” mund të përforcohet më tej gjatë rrugës së tij.

Stuhia tashmë ka shkaktuar dëme të mëdha në Karaibe, ku ka vrarë katër persona në Haiti dhe ka shkaktuar përmbytje në Kubë.

Qendra Kombëtare e Uraganëve deklaroi se stuhia po lëvizte me rreth 30 kilometra në orë drejt Floridës, në pjesën jugore të saj, dhe pritet që të zbarkojë gjatë së dielës.

Banorët në Florida Kis, një ishull i vogël që lidhet me tokën qëndrore përmes një ure, kanë gjithë fundjavën që udhëtojnë për në veri.

Ata janë mësuar me përgatitjet e zakonshme për stuhitë dhe shumë prej tyre kanë izoluar shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Vetëm pak bare dhe restorante qëndruan të hapura vonë gjatë së shtunës, për t’u shërbyer grupeve të turistëve dhe vendasve që kishin vendosur të rrezikonin.

Top Channel