Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona Erera te forta e shira te rrembyer jane perplasur mbi brigjet e Haitit
pas mberritjes se stuhise tropikale Isaac, nje kercenim aspak per t`u
nenvleresuar qe sic paralajmeron Qendra Amerikane e Uraganeve, mund te
shkaktoje permbytje e rreshqitje toke ne mase.
Nder me te rrezikuarit jane 400.000 haitjanet qe ende jetojne neper kampe te improvizuara pas termetit shkaterrimtar te 2010-tes.
Paralajmerime nga stuhia jane dhene edhe per Republiken Domenikane, Kuben e disa pjese te Floridas. Ekspertet verejne se Isaac e ka shtuar shpejtesine e levizjes pasi preku token ne Haiti. Stuhia mund te kthehet ne nje problem per Floriden ku republikanet atje po pergatitet te mbajne konventen e tyre kombetare. Edhe pse nuk eshte shnderruar ne uragan pas goditjes se Hispanjoles, ishullit te varfer te ndare mes Haitit dhe Republikes Domenikane, me ererat e tij te fuqishme dhe shirat e dendur, Isaac ka potencialin te mbjelle nje vazhde jo te vogel shkaterrimesh.
Per reshje te shkaktuara prej tij po pergatitet edhe Puerto Rico, ndersa nje sere provincash kubane jane vene ne gjendje gadishmerie.
Top Channel