Putin: Të luftohet agresioni etnik
25/08/2012 00:00
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se nacionalistët janë duke
përfituar nga liritë demokratike dhe se agresioni etnik duhet të
luftohet.
Ai i ka bërë këto komente në takimin e parë të Këshillit të tij për Marrëdhënie Ndëretnike.
Ato vijnë vetëm pak ditë pasi tifozë nacionalistë të futbollit kanë sulmuar në Moskë mbështetës të një ekipi mysliman nga rajoni i Dagestanit.
Rusia ka parë disa shpërthime të dhunës ndëretnike në vitet e fundit. Federata ruse strehon mbi 200 grupe etnike.
Top Channel