Lidhja Demokratike e Kosovës kritikon qeverinë e Hashim Thacit në lidhje
me paqartësinë e krijuar për një njohjen nga Republika e Malit.

“Edhe pse dy ditë pas njoftimit Ministria e Jashtme e kishte paraqitur zyrtarisht njohjen nga Mali në ëebfaqen e saj zyrtare, e ka larguar atë sërish gjatë të enjtes. Me pas kjo njohje prapë është kthyer në ëebfaqen zyrtare por është larguar përsëri pas raportimeve të mediave rreth një prononcimi të Presidencës së Malit që e hedh poshtë njohjen si dhe njoftimit nga Misioni i Malit në Kombe të Bashkuara që përgënjeshtron deklaratën e Kryeministrit Thaçi rreth njohjes nga Mali”- denoncon në një komunikatë për shtyp LDK.

Sipas partisë më të madhe opozitare në Kosovë, kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës është një manipulim i ulët me opinionin publik duke i servirur informacione konfuze dhe të pakonfirmuara qytetareve.

Top Channel