BE studion me kujdes vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA për tarifat e Trump, marrëveshja tregtare transatlantike përballet me pasiguri Mbi 100 çifte kanë lidhur kurorë prapa mureve të burgut në qytetin kufitar meksikan Ciudad Juarez, të rrënuar nga lufta mes bandave rivale të drogës.
Qëndra e rehabilitimit social strehonte gjithsej 103 çifte. Një nga të burgosurit, Andres Dominguez, thotë se martesat do t’i japin të denuarve mundësinë e rindërtimit të jetës kur të fitojnë lirinë. “Kur të dalim që këtu, do të vazhdojmë jetën duke i shmangur telashet. Ështe më mirë kur nis të rindërtosh gjithçka dhe këtë e fillon me familjen”, u shpreh i burgosuri.
Pjesemarres ne ceremoni ishte dhe drejtori shteteror i regjistrit te gjendjes civile, i cili i informoi çifte perpara marteses mbi te drejtat e tyre ligjore dhe detyrimet.
Sipas tij, martesa do te kete rendesi kyce per riintegrimin e te burgosurve ne shoqeri. Kjo konsiderohet pjese e rendesishme e procesit dhe ne te ardhmen, mund te sherbeje si baze per shtrirjen e idese.
Në perfundim te ceremonise, çifteve iu lejua te fotografonin regjistrimin e marteses nga autoritetet e burgut. Ciudad Juarez eshte nje rajoneve qe ka perjetuar vrasjet me te madhe ne vend me ne sfond luften per kontrollin e lendeve narkotike.
Gati 7 000 vete kane vdekur atje gjate 5 viteve te fundit dhe trupat e nje pjese te mire te viktimave, jane groposur ne shkretetirat perveluese te Çihuahuas.
Top Channel