Pas rrebeshit të shiut në Berlin dhe ftohtësise tipike të kancelares
Merkel në vizitën e djeshme në kryeqytetin gjerman, kryeministri grek
Andonis Samaras ka gjetur në Paris një atmosferë më të ngrohtë në
takimin me presidentin francez Fransua Holande, përgjatë vizitës që
kurorëzoi përpjekjen e tij europiane, per te marre nje mbeshtetje nga dy
udheheqesit me te fuqishem te Eurozones.

Holande ka ngjallur buzeqeshje ne Athine dhe gjithe Greqine kur ka deklaruar se nuk behet fjale per daljen e Greqise nga zona e monedhes se perbashket,por duhet qe te sigurohemi, ka thene ai, se kjo pyetje nuk do te duhet te behet me kurre.

“Greqia eshte dhe duhet te mbetet ne Eurozone. Por njekohesisht duhet te tregoje besueshmerine e saj ne zbatimin e masave ekonomike dhe reformave”, tha Hollande.

Gjithashtu kreu i shtetit francez ka theksuar se jane te domosdoshme reformat e kerkuara ,ndaj dhe pritet raporti i eksperteve te troikes per te konkluduar se cfare progresi ka bere ekonomia greke pasi nuk ka me kohe per te humbur. Vetem kur te vertetohet se Greqia ka plotesuar detyrimet ekomike dhe ligjore atehere Europa do te beje ate cka duhet te beje -ka [perfunduar ai. Nga ana e tij Samaras ka riperseritur perseri angazhimet per zbatimin e programit si dhe deklaraten e djeshme ne Berlin se grekeve nuk ju pelqen te marrin borxh ,por vendi ka nevoje per zhvillim.

“Ndodhem ketu qe te siguroj presidentin francez se Greqia eshte sot e vendosur tja arrije qellimit dhe do tja arrije. Te beje cfare duhet per te dale nga kriza dhe te qendroje Brenda eurozones ashtu sic deklaroi edhe z. Holande”, tha Samaras.

Samaras ka theksuar nevojen e privatizimeve te kompanive apo pasurise shteterore. Sipas nje interviste ne Le Monde ai ka deklaruar se Greqia do te jape me qira privateve per 100 vjet te pakten 652 ishuj te pabanuar, te cilet do te mund te sherbenin per rezervate peshku,parqe diellore apo te eres per prodhimin e energjise elektrike, reparte per filtrimin e ujit te detit, pika turistike apo tregetare. Deklaratat e tij jane pritur me reagime te ndryshme nga opozita e Radikaleve te Majte, por edhe nga opinioni publik ne Greqi.

Top Channel