Qindra emigrantë të huaj të mbështetura edhe nga organizata antiraciste
kane protestuar ne kryeqytetin grek, duke kerkuar nga qeveria Samaras të
marrë masa për të ndaluar sulmet me motive raciste ndaj emigrantëve, si
dhe operacionet policore që dhunojnë komunitetet e tyre në qytete të
ndryshme të vendit.

Kreu i shoqates se komunitetit pakistanez ka deklaruar se muajt e fundit jane shtuar sulmet edhe mbi kultet myslimane dhe ka bere thirrje per tolerance fetare.

“Sot, mijëra emigrantë, vendas, sindikata dhe anëtarë te parlamentit, jane ketu për ti thënë jo racizmit, sulmeve raciste, vrasjeve. Respekt për xhamitë, respekt për Islamin dhe respekt për Pejgamberin”, tha Javied Aslam, kryetari i Komunitetit pakistanez.

Vetem ne muajin e kaluar mbi 20 emigrante kane qene viktima te sulmeve me thika dhe mjete te forta nga grupe raciste. Ndersa ne gjashte muajt e fundit jane regjistruar ne shkalle vendi te pakten 550 sulme te organizuara qe thuhet se jane kryer nga anetare te partise neonaziste Agimi i Arte. Zedhenesi i kesaj partie duke ju referuar ngritjes se qendrave ku çohen emigrantet ilegale qe arrestohen ka bere thirrje ne parlament qe te mos kthehet vendi ne nje kazan plehrash.

Ne operacionin ‘Fshese’ te policise Kseniox Zeus, i  cili eshte pjese e masave te qeverise greke ne perballjen e emigracionit ilegal,nga 7000 emigrante qe jane shoqeruar ne polici, 1700 jane arrestuar dhe cuar ne qendrat e ngritura per ta. Ne qytetin e Korinthit grupe te organizuar te partise Agimi i Arte jane perleshur me policine pasi kane kundershtuar per ngritjen e nje qendre te tille prane qytetit.

Emigracioni ilegal ka qene nje nga problemet me te rendesishme,perveç ekonomise, ne fushaten e zgjedhjeve te kaluar ne Greqi, pasi mbi 130000 emigrante ilegale nga vendet afrikane dhe aziatike, hyjne çdo vit nga kufijte lindore te vendit, me synim vendet e BE, ndersa thellimi i krizes ne vend ka rritur armiqesine ndaj tyre.

Top Channel