Gjermani, tigri vret kujdestaren

25/08/2012 16:00

Një kujdestare e një kopështi zoologjik në qytetin gjerman të Këlnit humbi jetën ditën e shtunë, pasi u sulmua nga tigri për të cilin përkujdesej.

Sipas policisë, kafsha e egër ra në kontakt me 43-vjeçaren pasi dyert e qelisë së tij nuk ishte kyçur në mënyrë të përshtatshme.

Pasi doli nga vendi i tij i izolimit, tigri iu vërsul kujdestares në ambientet pranë një magazine, duke e kafshuar në qafë dhe zona të tjera të trupit.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të forcave mjekësore në kopësht, plagët rezultuan fatale për 43-vjeçaren.

Me pas, tigri u qëllua për vdekje nga drejtori i kopështit zoologjik, i shqetësuar se gjitari mund të kapërcente rrethimin dhe të dilte në zona urbane.

Muajin e shkuar, pesë shimpanze arritën të arratiseshin nga izolimi i tyre në Hanover, por ato u identifikuan dhe u rikthyen në gjendje të mirë shëndetësore në kopësht.

Top Channel