Gambia, rikthehen ekzekutimet e të burgosurve

25/08/2012 03:25

Në Gambia janë rikthyer ekzekutimet e të burgosurve. Amnesty International bën të ditur se nëntë të burgosur janë ekzekutuar ditën e martë.

Amnesty International thekson se shumë persona të tjerë rrezikojnë ekzekutimin, siç publikon BBC.

Presidenti Yahya Jammeh ka deklaruar gjatë një fjalimi të drejtuar popullit të Gambias për festën e Bajramit të Madh se do të vrasë 47 të dënuarit me vdekje brenda muajit shtator.

Ekzekutimi i fundit në vendin afrikan është kryer në vitin e largët 1985. Unioni Afrikan i bëri thirrje presidentit Jammeh të heqë dorë nga planet e tij, por sipas Amnesty International ekzekutimet kanë nisur të martën, dy ditë pas fjalimit.

Shumica e të dënuarve me vdekje janë të burgosur politikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA