Ekspertët: Ekonomia informale zvarrit zhvillimin
25/08/2012 00:00
Ekspertë për çështje ekonomike dhe zyrtarë të ekzekutivit në Kosovë,
vlerësojnë se prania e ekonomisë joformale në vend po zvarrit zhvillimin
ekonomik.
Sipas tyre, ekonomia joformale ndikon në krijimin e një pabarazie të madhe në ekonominë e tregut, pasiguri dhe një konkurrencë jolegale.
Ky lloj ekonomie, jo vetëm që shkakton humbje për buxhetin e Kosovës, por edhe mungesë të informatave për punëtorët që punojnë në biznese joformale.
Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ekonomia joligjore që nga përfundimi i luftës, në masë të madhe është përqendruar në veriun e Kosovës, duke mos anashkaluar edhe pikat tjera kufitare.
Top Channel