Brahimi: I frikësuar për detyrën në Siri

25/08/2012 00:00

I dërguari i ri i OKB-së dhe i Ligës Arabe Lakdar Brahimi tha se ishte i
“frikësuar” me barrën e madhe për t’i dhënë fund konfliktit në Siri.

Ish-ministri i Jashtëm algjerian i bëri këto komente ndërsa filloi takimet me sekretarin e Përgjithshëm të Okb0së, Ban Ki Moon dhe zyrtarë tjerë të lartë të OKB-së, para se ta marrë detyrën zyrtarisht më 1 shtator.

“Kur më thirrët ju thashë se jam i nderuar, i kënaqur, i përulur dhe i frikësuar. Ende kam këtë në mendje”, i ka thënë Brahimi sekretarit Ban para takimit të tyre në selinë e OKB-së në New York.

Ai ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë detyrë, duke shtuar se njeh disa njerëz në Siri dhe në rajon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB