Apeli: Jo imazheve në paketat e cigareve

25/08/2012 00:00

Gjykata e Apelit në Washington ka dalë në përfundimin se qeveria
amerikane nuk i detyron dot kompanitë e duhanit të vendosin mbi paketat e
cigareve imazhe ilustruese mbi rreziqet qe sjellin ato per shendetin.

Vendimi i gjykates sqaron se nje hap i tille do te perbente shkelje te lirise se shprehjes ne Shtetet e Bashkuara. Administrata e ushqimit dhe ilaçeve insistonte qe neper paketa te vendoseshin 9 fotografi te personave qe kane vdekur apo kane pasur probleme serioze shendetesore nga duhani. Por kompanite prodhuese argumentojne se pamjet shkojne pertej informimit te thjeshte, duke u shnderruar ne mbeshtetese te fushates anti-duhan.

Vendimi i gjykates ne ëashington vjen ne kohen kur shume vende te tjera e kane urdheruar vendosjen e fotove te tilla neper paketat e cigareve, madje Australia shkoi nje hap me tej, duke ndaluar edhe logot e kompanive prodhuese. Argumenti qe u dha ne rastin e Amerikes ishte se lejimi i nje nisme te tille do ta shnderronte cdo pakete te thjeshte ne nje mini billborad per mesazhet qeveritare kunder duhanit.

Administrata e ushqimit dhe ilaçeve, sipas gjykates, nuk kishte ofruar as proven me te vogel se pamjet do te ndihmonin ne menyre te drejtperdrejt politikat e saj per reduktimin e numrit te duhnapiresve ne Amerike. Vendimi u pershendet njezeri nga kompanite e duhanit, te cilat e pershkruan si perligje te parimeve te amendamentit te pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB