Peshkopi ortodoks i Valjevos, në qendër të Serbisë, ka njoftuar se ditën e diel do të mbajë në kishë një meshë tërësisht të veçantë.

Peshkopi Milutin do të lutet që të bjerë shi, duke parë thatësirën e tejzgjatur që po rezulton shkatërruese për agrikulturën kombëtare.

Peshkopi ka ftuar besimtarët që të bëjnë të njëjtën gjë në kishat e tjera të Serbisë, ku i nxehti përvëlues nuk po u lë banorëve të marrin frymë.

Temperaturat në vendin ballkanas janë arritur vazhdimisht nga 30 në mbi 35 gradë dhe në disa raste kanë arritur pikun edhe mbi 40 gradë celsius.

Ndërkohë, vatra të shumta zjarri kanë përfshirë zona të gjera në të gjithë Serbinë, duke vendosur në alarm të gjithë vendin.

Zjarri në malin e Zllatiborit, pranë kufirit me Malin e Zi është më problematiku, ndërsa prej më shumë se dy ditësh dhjetëra hektarë pyje vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar.

Agjensia Serbe e Lajmeve “Tanjug” informoi ditën e mërkurë se rreth 250 zjarrëfikës, të ndihmuar me mjete nga ajri, janë duke u përpjekur që të lokalizojnë flakët, që ndihmohen nga thatësira dhe erat e forta në zonë.

Të paktën 50 hektarë pyje me pisha janë djegur deri tani, ndërsa lufta më e madhe po bëhet për të shmangur përfshirjen nga flakët të zonave të banuara.

Një numër i madh zjarresh kanë rënë edhe në kufirin me Kosovën, por sipas të dhënave të fundit, shumica e tyre janë vendosur nën kontroll nga zjarrëfikësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA