Raporti i ri i Komisionit Evropian mbi progresin e Serbisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, që do të publikohet në tetor, do të jetë më negativ se ai i vitit të kaluar.

Për rrjedhojë nuk ka gjasa që Beogradit t’i caktohet data për nisjen e negociatave të anëtarësimit në Union, ka deklaruar një përgjegjës i Komisionit Evropian.

“Kemi marrë garanci nga qeveria e re për vullnetin për të çuar përpara reformat e brendshme. Nëse është kështu, Serbia mund ta marrë datën e negociatave në korrikun u ardhshëm”, ka deklaruar zyrtari.

Zyrtari nuk ka saktësuar nëse në dhënien e datës në fjalë ndikon edhe dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, i cili ende nuk ka një datë të qartë se kur do të rinisë.

Gjithësesi, më herët autoritetet serbe kanë paralajmëruar disa herë se bisedimet dypalëshe, të ndërmjetësuara nga Brukseli, mund të vonojën hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Top Channel