Ministria e Drejtesisë ka filluar procedimin disiplinor për 5 gjyqtarë
të Gjykatave të Shkallës së Parë në Durrës, Tiranë dhe Mat.
Sipas deklarates per shtyp te kesaj Ministrie ata kane kryer shkelje te renda procedurale ne çeshtjet civile, duke favorizuar ne vendime debitoret e bankave. Gjate dy inspektimeve te Ministrise se Drejtesise, u konkludua se, gjyqtaret e proceduar kane pezulluar ekzekutimin e kredive te keqija, me pasoje demtimin e rende te sistemit bankar.
Sipas Ministrise shkeljet e ligjit i kane dhene mundesi debitoreve ne bankat e nivelit te dyte, te mos paguajne detyrimet. Keto inspektime kane ardhur pas ankesa te bera nga vete bankat, ndersa me shqetesuese per to, kane qene vendimet e dhena ne Gjykaten e rrethit Durres.
Top Channel