“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për…
Presidenti amerikan, Barack Obama po ushtron presion ndaj qeverive të Eurozonës të mbajnë Greqinë brenda zonës së monedhës së përbashkët të paktën deri në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit në SHBA.
Kështu shkruan tabloidi anglez, The Independent duke iu referuar burimeve nga brenda qeverisë britanike.
Përfaqësuesit e asaj që njihet tashmë si Trojka, (FMN, BE, BQE) pritet të vizitojnë Athinën në muajin shtator ndërsa në 8 tetor do të mbahet mbledhja e Ministrave të Financave të Eurozonës ku do të vendoset nëse Greqisë do t’i jepet kësti i radhës i ndihmës prej 31 miliard eurosh apo jo.
Nëse Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar vendosin se Greqia nuk ka bërë mjaftueshëm në reformat e saj ekonomike dhe financiare për të merituar ndihmën, kjo do të përkthehej në dalje automatike nga Eurozona të Athinës.
Kjo shqetëson zyrtarët amerikanë të cilët i tremben daljes së Greqisë që do të pasonte me kaos në tregjet ndërkombëtare. Destabilizimi i tregjeve pak javë para 6 nëntorit, sigurisht që nuk do të ndihmonte presidentin Obama në misionin e tij për t’u rizgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Po sipas tabloidit britanik, liderët europianë pritet të mbështesin kërkesën e Obama-s, nisur nga programi i rivalit të tij Mitt Romney, që parashikon një politikë më izolacioniste për Shtetet e Bashkuara në një moment kur Eurozona dhe gjithë Bashkimi Europian ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin e Uashingtonit.
Top Channel