Izraeli: Irani po përshpejton programin

24/08/2012 21:50

Pavarësisht presioneve botërore dhe sanksioneve, Irani “shkel gazin” përsa i përket programeve të tij bërthamore. Është kjo deklarata e bërë të premten nga kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.

Në të njëjtën kohë, “New York Times” ka folur gjithashtu për një përshpejtim të mundshëm të programeve atomike të Teheranit.

Gazeta prestigjoze shkruan për instalimin e qindra centrifugave të reja në një bazë ushtarake në afërsi të Komit, shumë e vështirë për t’u sulmuar.

Pak ditë më parë, qeveria izraelite iu përgjigj deklaratave të mëhershme të presidentit Mahmoud Ahmadinejad, se vendi do të zhduket nga Lindja e Mesme.

“Kushdo që mendon se mund të çrrënjosë Izraelin nga hartat gjeografike dhe vepron për këtë qëllim, ta dijë se do të ketë përballë peshën e fuqisë sonë ushtarake”, deklaroi shteti hebre.

Deklarata u bë nga shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura izraelite, gjenerali Benny Gantz, i cili i dërgoi një mesazh të qartë Iranit.

Gantz cilësohet nga mediat lokale si një nga zërat më të moderuar përsa i përket opsionit për një sulm të Izraelit ndaj Republikës Islamike.

Ndërkohë, qeveria e Teheranit nuk i sheh paralajmërimet e Izraelit si sinjalin e një sulmi të vërtete të “armikut sionist” kundër impianteve bërthamore të instaluara në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA