Gjirokastër, pranga zjarrvënësit

24/08/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës arrestoi shtetasin Ergest Mera nga fshati Zhapokike e Tepelenes me akuzen e zjarrvënies.

Ky shtetas, të mërkurën, në vendin e quajtur Përroi i Kallemës, në afërsi të lagjes “Mera” të fshatit Zhapokikë i ka vënë zjarrin kullotës, me qëllim rigjenerimin e saj dhe është larguar menjëherë në banesën e tij.

Por si pasojë  e erës së fortë zjarri është përhapur në disa drejtime duke përfshirë një sipërfaqje të madhe kullote ka rrethuar lagjen Mera. Brenda pak minutash zjarri ka përfshirë të gjitha kopshtet e banesave të lagjes Mera, kasollet e bagëtive dhe më pas zjarri ka përfshirë edhe një banesë të vjetër të pa banuar, një guzhinë të një banese të banuar si dhe një banesë tjetër të vjetër të rrënuar.

Zjarrefikesit kane shuar zjarret por rezultoi se jane demtuar disa banesa, peme frutore si dhe disa bageti, si lope, vica, dele, koshere bletesh dhe depot e drithrave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB