Ambientalistët pushtojnë platformën ruse të naftës

24/08/2012 16:15

Gjashtë aktivistë të grupit ambientalist “Green-Peace” u ngjitën në një platformë detare ruse të nxjerrjes së naftës dhe gazit, në një protestë kundër shfrytëzimit të Artikut.

Aktivistët, midis të cilëve përfshihet edhe vetë drejtori ekzekutiv i organizatës, arritën në platformën e “Prirazlomnaya”-s me motoskaf mëngjesin e së premtes.

Ata deklaruan se kanë ushqime të mjafuteshme për të vazhduar protestën e tyre për disa ditë në platformë.

Sipas ambientalistëve, planet e shpimeve prej gjigantëve rusë “Gazprom” janë të rrezikshme dhe duhet të ndalohen.

Ata pretendojnë se kompania ka hartuar një plan të papërshtatshëm për kryerjen e aktivitetit të saj, në një prej mjediseve më delikatë të planetit.

Aktualisht, gjashtë ambientalistët qëndrojnë pezull në ajër në platformë, të lidhur me litarë brenda një veshje të përshtatshme, në një pozicion të platformës ku nuk mund të arrihen prej punëtorëve të “Gazprom”.

Në të shkuarën, “Green-Peace” ka realizuar operacione të njëjta në naftënxjerrëset e kompanive “Shell” dhe “Cairn Energy”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta