234 milionë dëmshpërblim shtetit brazilian

24/08/2012 04:10

Luiz Estevao, një ndërtues i famshëm dhe ish-senator brazilian, që po gjykohet aktualisht për korrupsion, do i paguajë shtetit brazilian 234 milionë dollarë dëmshpërblim.

Sipas mediave braziliane bëhet fjalë ndoshta për dëmshpërblimin më të madh në historinë e shtetit latin.

Estevao akuzohet për vjedhjen e fondeve që ishin destinuar për ndërtimin e selisë së re të Gjykatës rajonale të Sao Paulos në vitet ’90.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA