Zjarret, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta në pasurinë pyjore të Shqipërisë gjatë këtyre muajve të nxehtë, janë shndërruar në një problem serioz edhe në disa vende të tjera ballkanike, midis të cilave Greqia dhe Serbia.

Pasi ishullit Hios, në Greqi, vatra të shumta zjarri kanë përfshirë zona të gjera në të gjithë Serbinë, duke vendosur në alarm të gjithë vendin.

Zjarri në malin e Zllatiborit, pranë kufirit me Malin e Zi është ai më problematiku, ndërsa prej më shumë se dy ditësh dhjetëra hektarë pyje vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar.

Agjensia Serbe e Lajmeve “Tanjug” informoi ditën e mërkurë se rreth 250 zjarrëfikës, të ndihmuar me mjete nga ajri, janë duke u përpjekur që të lokalizojnë flakët, që ndihmohen nga thatësira dhe erat e forta në zonë.

Të paktën 50 hektarë pyje me pisha janë djegur deri tani, ndërsa lufta më e madhe po bëhet për të shmangur përfshirjen nga flakët të zonave të banuara.

Një numër i madh zjarresh kanë rënë edhe në kufirin me Kosovën, por sipas të dhënave të fundit, shumica e tyre janë vendosur nën kontroll nga zjarrëfikësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA