Qindra rrënjë ullinj janë djegur në afërsi të fshatit Dhërmi nga një
zjarr i qëllimshëm. Policia, ndërkohë njofton arrestimin e dy personave
në qarkun e Vlorës, për vendosje të zjarreve që kanë shkaktuar dëme
kolosale.
Zjarret jane perqendruar ne lagjen Hondraq te Dhermiut. Ne fillim u organizuan banoret e zones per te shuar flaket e me pas kane mberitur edhe zjarrfikesit. Gjithsesi zjarri ka marre permasa te medha duke shkrumbuar qinda rrenje ullinj, si dhe peme frutore qe ka kjo zone. Me ardhjen e kater zjarrfikseve nga Vlora, te ndihmuara dhe me nje zjarrfikëse te bazes se Pashalimanit zjarri ka ardhur duke u lokalizuar, ku deri ne oret e mbremjes eshte vene nen kontroll.
Policia e Vlores, e cila ka shkuar ne vendgjarje ka bere te mundur dhe shoqerimin e dy personave, te cilet dyshohen per zjarrvenie te qellimshme.
Ndërkohë mbi 400 hektare toke me ullinj dhe peme frutore jane shkrumbuar ne nje fshat te komunes Pavoje ne qarkun e Elbasanit. Flaket kane demtuar rende edhe dy banesa ne nje zone te thelle, te cilat jane bere te pabanueshme per shkak te djegies se tyre ne nje pjese te konsiderueshme.
Flaket mendohet te jene te qellimshme nga barinjte qe ndezin kullotat por mendohet qe te jene te qellimshme per te demtuar prodhimin e frutave dhe ullinjeve ne disa parcela. Te demtuarit kane kerkuar ndihmen e policise, e cila po heton kete ngjarje.
Zjarret e fuqishme kane perfshire pyjet dhe kullotat ne Kurbin dhe Burrel. Me qindra hektarë pyje po digjen, nderkohe qe nderhyrja e zjarrefikesve apo punonjesve te sherbimit pyjore ka qene e pamundur. Ne Burrel zjarri ka perparuar nga zona e Bulqizes, ku ndodhen disa vatra.
Nderkohe qe te gjithe punonjesit e sherbimit pyjore jane te perqendruar per te shuar zjarrin qe vjen nga pyetjet e Mirdites ne drejtim te Dibres. Ne Kurbin, zjarri po ecen ne drejtim te malit te Skenderbeut, duke ju afruar edhe banesave ne fshatin Skuraj.
Top Channel