Tentoi të shfrytëzonte bashkëshorten si prostitutë

23/08/2012 00:00

Në Gjirokastër është arrestuar shtetasi Mihal Koroni, me akuzën se ka
ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij për ta
detyruar atë të shfrytëzohej si prostitutë.

Bashkeshortja e tij e paditi, se duke perdorur dhunen dhe presionin se do bente publike disa video pornografike, bashkeshorti i kerkonte te behej prostitute.

Policia pas arrestimit sekuestroi edhe materialet filmike. Prej 4 muajsh çifti nuk jetonte me bashke dhe ishin ne prag te divorcit.

Durrës, 60 vjeç prostitutë

Policia e Durrësit ka arrestuar në fillim të kësaj jave dy 60-vjeçarë dhe po heton në gjendje të lirë pesë persona të tjerë nën akuzën e prostitucionit në rrethana rënduese.

Të ndaluarit janë shtetasit Nadmir Mehmeti, 60 vjeç, i cili bashkëjetonte me shtetasen me iniciale L.V. e së njëjtës moshë. I ndaluari e shfrytëzonte 60-vjeçaren për prostitucion, duke siguruar edhe klientelën.

Nën akuzë në gjendje të lire janë edhe 5 persona të moshës nga 50 deri në 70 vjeç, që paguanin shuma nga 200 deri në 500 lekë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ata ndodheshin në banesë kur u kapën nga policia.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB