Një sasi prej 105 kilogramë hashash tentoi te nxirrej nga fshati Lazarat
duke e transportuar me krahë për t’u kaluar në drejtim të Greqisë.
Në vendin e quajtur Revani në rrëzë të malit Bureto mbi qytetin e Libohovës tre shtetasit që trasportonin lëndën narkotike porsa kanë parë që po i ndiqte policia kanë braktisur çantat dhe janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira dhe tereni mjaft i thyer.
Policia gjeti ne vendin e ngjarjes 105 kilogramë marijuane te paketuar dhe vendosur ne çanta.
Sekuestrohet kanabis në kufirin shqiptaro-grek
Një sasi prej 650 kg drogë e llojit kanabis sativa është sekuestruar të mërkurën nga policia në kufirin shqiptaro-grek, mes Qafë Botës dhe Igumenicës.
Burime nga policia greke informojnë se kanë vënë në pranga 5 persona, nga të cilët 2 shqiptarë, ndërsa 3 të tjerët shtetas grekë, lidhur me sasinë e drogës të gjetur mëngjesin e së mërkurës në Plataria të Igumenicës.
Mësohet se droga ishte e fshehur në një kamion dhe ishte nisur nga Saranda për në Greqi, ndërkohë që edhe disa persona të tjerë me makina të vogla shoqëronin kamionin me drogë.
Top Channel