Pezullohet nga detyra drejtoresha e burgut 325

23/08/2012 00:00

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka pezulluar nga detyra
drejtoreshën e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale (burgu)
‘Ali Demi’, Irena Çelaj, pas ngjarjes së djeshme ku një i burgosur ka
thyer lejen e marrë në burg dhe nuk është kthyer më në vendin e vuajtjes
së dënimit.

Ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi ka pezulluar nga detyra drejtoreshën e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale (burgu) ‘Ali Demi’, Irena Çelaj, pasi një i burgosur ka thyer lejen e marrë në burg dhe nuk është kthyer më në vendin e vuajtjes së dënimit.

I burgosuri Astrit Dervishi, i dënuar me 1 vit e gjysmë burg për vjedhje ka përfituar një leje që fillonte nga data 17.08.2012 deri në orën 13.00 të datës 22.08.2012, por ai nuk është kthyer më në burgun 325 në kryeqytet, ku vuante dënimin pas kësaj ore, duke shkelur lejen.

Mësohet se Dervishi kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kishin mbetur edhe 4 muaj burg.

Ndërkohë, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë është urdhëruar edhe nisja e një hetimi të plotë lidhur me këtë ngjarje dhe mënyrën e përfitimit të lejes nga i burgosuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB