“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për…
NATO do të dërgojë në tetor në Kosovë një njësi ushtarake prej 700
trupash gjermanë dhe austriakë, të cilët do të shërbejnë si forcë
ndërhyrjeje.
Lajmin e bën të ditur e përditshmja gjermane “Der Spiegel”, sipas të cilës trupat në fjalë do të zëvendësojnë një njësi paqeruajtëse italiane.
Bëhet fjalë për të tretën herë brenda vitit që ushtarë gjermanë nga divizioni i Operacioneve Rezervë do të dërgohen në Kosovë.
Trupat në fjalë, shkruan “Der Spiegel”, do të dërgohen në shtetin e ri të Evropës pasi kanë marrë miratimin e qeverisë së Berlinit, për stabilizimin e situatës në veri të Kosovës.
“Situata e sigurisë në Kosovë është alarmuese. Pavarësisht pranisë së 5.800 ushtarëve ndërkombëtarë dhe një force prej 700 paqeruajtësish italianë, situata vijon të jetë e brishtë sidomos në veri, në kufirin me Serbinë”, shkruan gazeta gjermane.
Duke cituar gjeneralin Rainer Glatz, e përditshmja shton më tej se, ka gjasa serioze që në muajt e ardhshëm situata atje të përkeqësohet.
Për këtë arsye, grupi prej 700 ushtarësh gjermanë e austriakë është i përgatitur për situata të rrezikshme, në rast se trupat normale nuk i përballojnë dot
Top Channel