Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të komunës Shterpcë, nën dyshimin se janë bërë pjesë e aferave korruptive.

Sipas raportimeve të “RTK”, bëhet fjalë për dy punonjës të Drejtorisë Pyjore, të cilët në këmbim të ryshfetit nuk kanë dërguar për proçedim penal disa dosje.

Sipas burimit mediatik, që citon burime policore, dyshohet se personat e arrestuar abuzonin me detyrën që prej vitit 2003, duke bllokuar dosje të ndryshme.

Për arrestimin e tyre është vënë në dijeni prokurori i qarkut, i cili ka urdhëruar që dy zyrtarët të mbahen në paraburgim, shton më tej burimi.

Top Channel