Pas premtimeve ndaj ndërkombëtarëve, qeveria greke e kryeministrit Samaras është hedhur në hapa konkrete duke hartuar një plan për reduktimin punonjësve në administratën publike.

Greqia numëron 750 mijë të punësuar në administratë për një popullsi prej 11 milion banorësh, një numër tepër i lartë që e bën vendin me administratën më të fryrë në Bashkimin Europian. Kërkesa për shkurtime në disa sektore publike, që do t’i mundësonte Athinës më pak shpenzime dhe një administratë më efikase, është shtruar disa herë nga Trojka (Bashkimi Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar).

Në vija të përgjithshme plani parashikohet të nxjerrë mjaft persona në atë që quhet para-pension dhe largime masive në sektorët dytësorë të administratës.

Merkel-Hollande vendosin fatin e Greqisë 

Liderët e Gjermanisë dhe Francës do të mbajnë bisedime në Berlin, për të
vendosur nëse duhet t’i japin më shumë kohë Greqisë për të realizuar
shkurtimet e kërkuara për vendosjen nën kontroll të financave. 

Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Francois Hollande do të takohen gjithashtu me kryeministrin helen, Antonis Samaras, më vonë gjatë javës.

Ditën e mërkurë, shefi i Eurozonës, Jean-Claude Juncker, mbajti derën hapur për një rinegocim të kushteve me Athinën.

Megjithatë, Berlini pritet të jetë skeptik ndaj kësaj zgjedhje, me ministrin e Financave, Wolfgang Schauble që u shpreh se dhënia më shumë kohë nuk mund të përbëjë një zgjidhje.

Pavarësisht masave shtrënguese, ekonomia greke mbetet në recesion të thellë dhe standarti i jetesës në rënie të vazhdueshme.

Aktualisht, Athinës i duhet të finalizojë një paketë prej 11,5 miliardë eurosh shkurtimesh në buxhet në dy vitet e ardhshme.

Greqia, Schaeuble: Koha nuk është zgjidhje

Greqia, Schaeuble: Koha nuk është zgjidhje

“T’i japësh më shumë kohë Greqisë për të shkurtuar shpenzimet nuk do t’i zgjidhë problemet ekonomike”.

Deklarata është bërë nga ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble në një intervistë për radion gjermane “SWR”.

Megjithatë, ministri ka nënvizuar se Berlini zyrtar është i vetëdijshëm për situatën e vështirë në të cilën ndodhet qeveria e Athinës.

“Koha nuk e zgjidh problemin. Të japësh më shumë kohë do të thotë të japësh më shumë para, por eurozona e ka arritur kufirin e mbështetjes”, ka thënë Schaeuble.

Në parim Schaeuble ka përsëritur një deklaratë të bërë më herët gjatë muajit, se nuk është i nevojshëm një program i ri për Greqinë.

“Ka kufi për çdo ndihmë që mund të jepet”, deklaroi ministri, që la të nënkuptohet se kryerja e reformave anti-krizë nga qeveria greke është një domosdoshmëri.

Schaeuble shtoi më tej se, “vendet e eurozonës do të tregoheshin pa mend nëse nuk do të mendonin për një plan emergjence në rast se inciativat në fjalë për zgjidhjen e krizës do të dështonin”.

Ndërkohë, revista gjermane “Der Spiegel”, në edicionin e saj online të së shtunës bëri të ditur se Greqia ka nevojë për të tjera para.

Sipas revistës, gjatë vizitës së fundit trojka evropiane ka zbuluar një “vrimë” prej tre miliardë eurosh në buxhetin e Athinës për dyvjeçarin e ardhshëm, që e çon në total borxhin në 14 miliardë.

“Kriza në Greqi po ashpërsohet. Pavarësisht shkurtimeve të borxhit dhe dy paketave të ndihmës, shtetit i mungojnë ende 14 miliardë euro”, shkruante e përjavshmja gjermane dy ditë më parë.

Top Channel