Dy ditë para vizitës së tij në Berlin dhe takimit tepër vendimtar me
kancelaren Merkel, kryeministri grek Andonis Samaras pohon për të
përditshmen ‘Bild’, se Athina kërkon më shumë kohë dhe jo më shumë
para,për të plotësuar detyrimet e saj financiare.

Sipas Samaras kthimi ne dhrahmi do te ishte katastrofe per vendin dhe nese do te ndodhte kjo, papunesia ne vend do te shkonte ne 40%, recensioni do te vazhdonte per vite me radhe, ndersa gjithe kjo periudhe do te shoqerohej me trazira sociale dhe institucionale.

Pyetjes se çfare do te behet me shpenzimet e medha ne sektorin shteteror, si dhe numrin e madh te nenpunesve te administrates, Samaras i eshte pergjigjur se se shpejti ky sektor do te jete i reduktuar dhe shume me rezultativ sesa sot.

“E vetmja çfarë kërkojme është pak më shumë kohë, pak më shumë frymëmarrje në mënyrë që të fillojë ristartimin ekonomia dhe në këtë mënyrë të rriten te ardhurat”, ka thene ai. Kryeministri grek ndodhet ne nje presion te jashtezakonshem per te bindur partneret e Eurozones se vendi i tij po ben maksimumin e perpjekjeve per te zbatuar reformat.”Nje sukses i programit grek do te perforconte edhe Eurozonen”, thekson ai.

Per kete ai do ti paraqese kreut te Eurozones Jean Clode Juncker ne takimin e sotem  ne Athine, paketen e re te masave shtrenguese prej 14 miliardë euro,me qellim qe te marre prej kreditoreve nje afat shtese prej dy vjetesh per plotesimin e reformave.Takimi me Juncker i paraprin vizites se tij ne Berlin dhe Paris ne fundjave, nderkohe qe udheheqja gjermane shprehet se nuk do te beje asnje leshim duke zbutur kushtet per Athinen. Nese raporti i perfaqesuesve te kreditoreve, e ashtuquajtura trojka do te tregoje se Greqia nuk ka bere aq sa duhet,kesti i fundit i paketes se ndihmes prej 31.5 miliardë euro do te ngelet i bllokuar dhe vendi do te shkoje drejt falimentimit duke braktisur edhe monedhen e perbashket.

Ndersa persa i perket ekonomise, Samaras do te kerkoje prej Gjermanise dhe Frances, dy prej shteteve me te pasura te Eurozones, rritje te investimeve ne vend, pasi shkurtimet në shpenzimet publike, ne paga dhe pensione, te imponuara nga dy paketat e kredive,veçse kane shtuar recensionin duke e futur ekonomine ne nje rreth vicioz, nga i cili nuk mund te dale  ne se nuk gjendet nje recete e re per zhvillim.

Top Channel