Mbi 4 mijë banorë në komunat Frakull dhe Levan do kenë mundësi lidhje me
rrugën e re Levan-Tepelenë nëpërmjet ndërtimit të një aksi të ri rural.
Mungesa e kesaj rruge vetem 8.5 kilometra e gjate kishte nxjere jashte tregut nje zone me prodhimtari te larte bujqesore dhe blektorale. Rruga ka qene ne nje gjendje shume te keqe dhe pothuajse e pakalueshme.
Afërsia e këtij segmenti rrugor me autostradën Levan – Tepelene dhe Levan Vlorë do tu krijojë mundësi banorëve të zonës të lidhen edhe me Vlorën duke diversifikuar kështu mundësitë e lidhjeve ekonomike dhe tregetare. Ndërtimi i kësaj rruge do të nxisë zhvillimin social – ekonomik të zonës, duke krijuar mundësi për zhvillimin e bujqësisë por edhe të biznesit lokal.
Top Channel