Kosova nuk i ka shpëtuar flakëve gjatë kësaj vere. Komuna e Deçanit jep alarmin për vatrat e reja të zjarrit që janë zhvilluar në bjeshkët e saj.

Siç bën me dije zyra për informim e kësaj komune, ndonëse ditë më parë në të gjitha pjesët ku ishte përhapur zjarri ekipet e zjarrëfikësve të Deçanit, në bashkëpunim me FSK-në dhe banorët, kishin arritur që t’i lokalizonin këto zjarre, ato janë shfaqur sërish gjatë së mërkurës.

Në një komunikatë dërguar mediave citohet komandanti i zjarrfikësve, Besim Selmanaj, i cili tregon se zjarret në bjeshkën e “Bellesë” nuk kanë të ndalur.

“Hektarë të tërë janë djegur në ato pjesë shkëmbore ku ekipet e zjarrfikësve nuk arrijnë të depërtojnë për shuarjen e zjarrit. Vetë pozita e bjeshkës nuk e lejon një ndërhyrje të tillë”, thotë Selmanaj.

E vetmja mënyrë është ndërhyrja nga ajri, por kjo është e pamundur pasi zjarrfikësit nuk kanë mundësi teknike, saktësohet më tej në komunikatën për shtyp.

Ndërkohë, një zjarr tjetër, i cili kishte rënë në mëngjes, sipas drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë komunë, Admir Hasanaj, është arritur të lokalizohet pas mobilizimit të banorëve.

Megjithatë, dëmet e shkaktuara janë të mëdha, pasi janë djegur mbi 50 hektarë male. Komuna u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes kur frekuentojnë këto mjedise.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta