Policia e Tiranës vazhdon të ushtrojë kontrolle në njësitë e tregtimit të floririt, të cilat blejnë artikuj të vjedhur.
Menyra per ta goditur me mire, sipas saj vjedhjen ne rruge te bizhuterive kryesisht femrave eshte te ndalosh tregun ku ata mund ta shesin. Task Force e krijuar pas ngjarjes se rende te ndodhur dy jave me pare ne kryeqytet, ku humbi jeten nje 45-vjeçare ka sekuestruar vetem ne 24 oret e fundit nje sasi prej 1.8 kg ar si edhe te pakten 10 kg argjend. E gjithe kjo mase e bizhutereve me vlere dyshohet te vije pikerisht nga aktiviteti kriminal kryesisht i te rinjve ne rruget e kryeqytetit duke grabitur.
Nderkohe qe 7 persona jane arrestuar, mbi te cilet nuk do te rendoje vetem akuza e tregetimit te mallrave kontrabande, por edhe ajo e pastrimit te produkteve te vepres penale, çka eshte nje akuze e rende.
“Aktualisht janë kryer një sërë kontrollesh në njësitë e tregtimit të artikujve të floririt, duke sekuestruar të gjithë sasinë e artikujve të floririt, që nuk shoqërohet me dokumentacionin përkatës dhe proceduar të gjithë personat që do të rezultojnë me shkelje.Aktualisht këto kontrolle po vijojnë me intensitet nga Sektori Kundër Krimit Financiar në Policinë e Kryeqytetit dhe deri më tani në total janë sekuestruar 1 kg e 800 gramë flori dhe 10 kg argjend.Janë proçeduar penalisht 7 shtetas për konsumim të veprës penale të ‘tregtimit të mallrave kondrabandë”, “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, tha zëdhënësja e policisë Alma Katragjini.
Sipas policise kontrollet do te vazhdojne deri sa grabitjet e bizhuterive do te jene inekzistente.
Top Channel