Në gjykatën e qarkut në Prishtinë është shqiptuar aktakuza ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolaj dhe nëntë të akuzuarve të tjerë.

Paraprakisht, të gjithë të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm. Ndaj Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt dhe të tjerëve rëndojnë akuza për shpërdorim të postit zyrtar ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

Kurse Nexhat Shabani dhe Ilir Tolaj akuzohen edhe për lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore, si dhe kërkim ryshfeti, evazion fiskal dhe pengim i provave.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta