Gjatë natës së mbrëmshme, në kilometrin e gjashtë të autostradës Vërmicë – Duhël, ka ndodhur një aksident automobilistik dhe si pasojë dy fëmijë të moshës 14 dhe 8 kanë humbur jetën.

Dyshohet që gjendja jo e mirë teknike e automjetit i ka dërguar në këtë fatkeqësi.

“Hetuesit e këtij aksidenti thonë se shoferi i automjetit ‘Ford GFJ’ ka humbur kontrollin ndaj automjetit për shkak të plasjes së gomës në rrotën e parë nga krahu i majtë, pastaj vetura është ngjitur përpjetë shkëmbit në lartësi rreth 3.5 metra e më pas është rrokullisur duke u ndalur diku rreth 40 metra më larg. Në veturë, përpos shoferit ishin edhe katër pasagjerë. Shoferi dhe një pasagjere kanë pësuar plagë të lehta, një grua ka pësuar plagë të rënda, ndërsa dy fëmijët e tyre kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet në komunikatën për media të Policisë se Kosovës.

Top Channel