Uji i ambalazhuar, edhe pse më i kontrolluar, në raste të rralla përbën rrezik për konsumatorin.

Nga kontrollet e ushtruara nga Drejtoria e Higjenës në Tiranë, në disa raste janë konstatuar ngarkesa bakteriologjike gjatë analizave laboratorike të kryera.

Vladimir Janushi, shef i shërbimit të higjenës, theksoi: “Ka pasur raste të pakta dhe menjëherë janë asgjesuar.”

Shefi i higjenës në Drejtorinë e Shëndetit Publik u këshillon qytetarëve të mos e blejnë ujin e ambalazhuar nëse ai tregtohet i ekspozuar në diell, ndërkohë që duhet bërë kujdes për të kontrolluar datën e skadencës.

Sipas Janushit subjektet që janë kapur me shkelje janë ndëshkuar me gjobë në çdo rast, ndaj situata ka ardhur duke u përmirësuar. Drejtoria e Higjenës ka marrë mostra të produkteve ushqimore delikate si ëmbëlsira dhe akullore tek të cilat janë konstatuar probleme dhe subjektet janë ndëshkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB