“Do të vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot për… Për të katërtën ditë rresht zjarre të mëdha shkrumbojnë zonat pyjore të ishullit Hios në lindje të detit Egje. Mbi 18.000 hektarë tokë pyjore dhe e kultivuar janë djegur.
Vlerësimet e para bëjnë fjalë për një shkatërrim të të paktën 40 përqind të drurëve që japin lëndën e parë në prodhimin e çamçakëzit apo të mastikës në gjuhën vendase, drurë që rriten vetëm në këtë ishull dhe që duhen të paktën 6 vjet që të japin prodhimin e tyre.
Deri tani dëmi përllogaritet në mbi 4 milion euro, kur gjithë të ardhurat vjetore nga ky prodhim tradicional me mbi 150 ton rrëshirë çamçakëzi, shkojnë në 15 milion euro. Por nga zjarret rrezikohen tashmë edhe shtëpitë e disa fshatrave në ishull banorët e të cilave janë zhvendosur.
Sipas Ministrit të Marinës Tregtare të gjitha hetimet për zjarrin e madh në këtë ishull tregojnë se është vepër e qëllimshme e zjarrvënësve. Greqia ka javë që përballet me zjarre të shumta në të gjithë territorin e saj, pas valëve të mëdha të të nxehtit dhe erërave të fuqishme që po mbizotërojnë pothuajse gjithë verën.
Vetëm në tre ditët e fundit janë regjistruar mbi 282 zjarre në gjithë vendin, të cilat përbëjnë një sfidë për qeverinë e re e cila në përpjekje për të paguar borxhet, lufton për reduktimin e shpenzimeve në mes të një krize të paparë ekonomike që ka pllakosur vendin.
Në kujtesën e shumë grekëve ende nuk janë shuar pasojat e zjarreve vrastare të vitit 2007 ku humbën jetën 67 persona, midis të cilëve edhe dy shqiptarë, u dogjën mijëra hektarë pyje dhe u rrezikuan monumente arkeologjike në gadishullin e Peloponezit.
Top Channel