Autoritetet e Prishtinës tashmë kanë sqaruar çështjen e vazhdimit të mandatit të EULEX-it. Ministria e Drejtësisë ka hartuar një letër, të cilën pritet ta dërgojë për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Të njëjtin dokument presidentja Jahjaga ia dërgon Baroneshës Ashton. Institucionet e Kosovës e kanë qartësuar formën se si do të kërkojnë vazhdimin e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Prishtinë.

Qeveria, përmes Ministrisë së Drejtësisë, e ka hartuar letrën me të cilën EULEX-it i vazhdohet mandati deri në vitin 2014. Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka thënë se Letra për EULEX-in do të votohet së pari në Kuvend me 2/3 e deputetëve, e pastaj i dërgohet Presidentes.

“Kuvendi duhet ta ratifikojë”, ka thënë zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, për gazetën Express. Ai ka sqaruar se pastaj e njëjta letër do t’i dërgohet presidentes Jahjaga, e cila do të kërkojë nga Baronesha Ashton t’i vazhdohet mandati Misionit më të madh të vendeve të BE-së në Kosovë.

“Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do ta dërgojë Letrën në Bruksel”, ka shtuar Kuçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA