
Vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i radhëve në dalje për në Serbi në pikëkalimin kufitar në Merdare.
Sipas Policisë së Kosovës, gjendja deri në orën 12:00 të ditës së hënë tregon për pritje për 3-4 orë dhe radhët janë të gjata nga 400-600 metra, ndërsa në hyrje për në Republikën e Kosovës sipas informacioneve nga Policia e Kosovës nuk ka pritje të gjata.
“Situata dhe arsyeja e kësaj pritjeje krijohet nga puna e ngadalshme dhe neglizhenca e autoriteteve serbe”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Për dallim nga pikëkalimi në Merdare, në pikëkalimet e tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht, pa pritje të gjata dhe për këtë arsye Policia e Kosovës u sugjeron qytetarëve që nëse munden t’i shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera dhe t’i shmangen pritjeve në Merdare.
Top Channel