Quhet Ylli dhe është fëmija i pestë në familjen Gajtani, i pari djalë pas katër vajzave. Por, ndonese ka mbushur pesë jave jetë, ai nuk është si të gjithë të tjerët.

Sipas neonatologes Lindita Kryeziu, ky femijë, vuan nga anomali të shumta, duke filluar nga mungesa e një pjese në trurin e vogël, deformime në fytyre si dhe në  gjymtyrët e sipermë dhe të poshtme.

”Fëmija nuk ka gishta dore dhe ato mungojnë edhe në këmbën e djathtë. Nofulla është e pazhvilluar dhe ka vështirësi në gëlltitje, sytë e veshët janë më të spostuar më poshtë se normalisht, mungon një pjesë e trurit të vogël dhe bëjnë që të ndryshojë raporti midis masës trunore dhe asaj të ujit, që në këtë rast është më i madh. Gjithashtu janë marre konsultat e ortopedit, pasi këmbët janë të kthyera, është dashur që kembët të futen në allçi. Problemi kryesor që e ngarkon gjendjen e fëmijës është problemi në të ushqyer. Jemi në rrugë të konsultimeve e sipër, kemi marrë edhe konsultën e kirurgut, në mënyrë që ta aftësojmë të ushqehet në mënyrë të pavarur”, deklaroi Kryeziu.

Prindërit Kimete dhe Bekim Gajtani pretendojnë se për të gjitha këto nuk janë informuar nga gjinekologu Naser Rrafuna.

Në kliniken e tij private, zonja Gajtani ishte kontrolluar në baza mujore prej nga kishte marrë raportet se foshnja po zhvillohet normalisht. E kundërta i befasoi të gjithë. Përballë një zhgënjimi të tillë, prindërit kanë vendosur që t’i drejtohen organit të akuzës.

”Unë kërkoj nga Naseri (gjinekologu) dhe nga organet e drejtësise që të pyesin Naser Rafunen pse? Përse nuk na ka njoftuar ai gjatë nëntë muajve të shtatzanisë që fëmija nuk është normal dhe nuk e ka trurin e zhvilluar. Ka më shumë ujë se tru, nuk i ka gjymtyrët, ai njeri duhet t’i japë llogari dikujt, por edhe fëmijës që e ka sjellë në jetë me anomali të pashërueshme”, deklaroi babai i fëmijës.

Një padi gjyqësore kundër mjekut dhe një tjetër kundër klinikës gjenekologjike në Prishtinë është në procedim e sipër.

”Për dy institucionet, atë privat, “Fati Im’ dhe QKUK, bie barra e përgjegjësisë civilo-juridike, ndërsambi mjekun bie barra penalo-juridike për shkak të ofrimit të ndihmës së pandërgjegjshme mjekësore”, u shpreh Musa Dragusha, avokati i familjes.

Në zyrën e drejtoreshes së Klinikës Gjinekologjike, Myrvete Paçarada, gjithçka ka shpjegimin e saj. Gjinekologu Naser Rafuna thotë se ka pasur dyshime për komplikime ne sistemin nervor qëndror, për çka ka kërkuar hospitalizimin e pacientes në spitalin publik.

Sa i përket anomalive të tjera ai me keqardhje thotë se nuk i ka pare. Megjithatë, Rafuna heq përgjegjësinë nga vetja duke thënë se pavarësisht dyshimeve të tij, eprori Shefqet Lulaj ka konstatuar gjendjen e rregullt të fëmijës.

”Është ekzaminuar nga eprori im dhe eshte konstatuar se nuk ka kurrfarë problemi jo vetëm në sistem nervor, por askund tjetër. Umë diçka kam dyshuar, por kur tha edhe eprori im që është mirë u gëzova sepse personin në fjalë unë e njoh edhe familjarisht”, deklaroi zoti Rafuna, mjeku i vendosur nën akuzë.

Shumë i shqetësuar shfaqet ish-shefi i klinikës gjinekologjike Shefqet Lulaj. Ai kritikon vartësin e tij për dy çështje. E para sepse kërkoi hospitalizimin e pacientes në javën e 27, kur pavarësisht anomalive aborti është i ndaluar. Dhe e dyta ai i kufizoi atij kontrollin vetëm në sistemin nervor qëndror, duke mos i treguar për anomalitë e tjera të cilat as Rafuna nuk i kishte vërejtur.

”Për rastin në fjalë une jam konsultuar në javën 27 e 4 ditë, dmth kur çdo gjë ka përfunduar, pa marrë faktin që është e ndaluar të realizosh dështim në këtë fazë të shtatzanisë. Unë u konsultova vetëm për një segment, i cili dukej brenda parametrave dhe gjithçka vazhdoi më tutje”, vlerësoi Lulaj.

Për këtë rast nuk është dhëne ende diagnoza përfundimtare. Mjeket nuk e mohojne se mund te jene mashtruar nga analiza citogjenetike të cilën pacientja e kishte bërë ne javen e nëntë të shtatzanise në një klinike private ne Shkup.

Sidoqoftë, një fakt pranohet, anomali te tilla mund te shihen para javes se 22- te. E kur ndodhin raste te tilla mjeket kujtojne gjendjen ne te cilen ndodhet shendetesia kosovare, mes tjerash, me aparatura te vjeteruara te cilat jo gjithmone funksionojne drejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA