Në shtator shkolla 9-vjecare “Papa Kristo Negovani” në Ersekë do të presë 600 nxënës, numri i të cilëve po shtohet dita-ditës me kthimin e emigrantëve nga Greqia.
Shkolla paraqet probleme të mëdha për shkak të mungesave dhe dëmtimeve. Viti i ri mësimor ka angazhuar stafin të cilët arrijnë të mbajnë në këmbë dhe në gjendje punë këtë shkollë e cila prej vitesh nuk njeh restaurime.
Pavarësisht përpjekjeve të tyre, boja nuk ka arritur t’i mbulojë njollat e lagështirës, ndërkohë që kaldaja është pothuajse e shkatërruar dhe fëmijët gjatë dimrit do bëjnë mësim në temperatura shumë të ulta, të njohura për këtë qytet.
Kjo është shkolla e vetme e qytetit të vogël jug-lindor ajo mirëpret edhe nxënës nga fshatrat Starje, Rehove, Tac, Pepellash etj.
Edhe pse hezitojnë të flasin nënzë të gjithë pohojnë se shkolla ka nevojë për rikonstruksion, domosdoshmërinë e çatisë por edhe të një kaldaje të re. Dimri i kaluar i përballi mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle me një situatë të vështirë, shpeshherë mësimi zhvillohej me orë të reduktuara, disa ditë shkolla u mbyll.
Top Channel