Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Ivica Daciç, më 21 gusht pritet t’i “shtrëngojnë duart njëri -tjetrit”.

Takimi i tyre pritet të ndodh në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tashmë Kryeministri Kosovar ka udhtuar drejt Nju Jorkut, ndërkohë ditën e martë pritët të mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku do të parashtrohet edhe raporti tremujor i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, për situatën në Kosovë.

Sipas burimeve qeveritare, ishte prikërisht sekretari Ban Ki-moon, i cili “bëri  presion” ndaj autoriteteve në Prishtinës dhe Beogradit për të dëshmuar më shumë konstruktivitet në tejkalimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tashti në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Në takimin e Këshillit të Sigurimit do të marrin pjesë Kryeministri Serb, por edhe shefi i ri i diplomacisë së Beogradit, Ivan Merkiç, ndërsa nga pala kosovare do të jenë të pranishëm Kryeministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA