Rusi, vriten 7 policë

19/08/2012 00:00

Të paktën shtatë oficerë policie mbetën të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në rajonin e Ingushetisë në Rusinë Kaukaze.

Lajmi njoftohet nga autoritetet ruse të cilat sqarojnë se shpërthimi kamikaz ndodhi gjatë funeralit të një polici që kishte humbur jetën një ditë me parë gjatë një përleshje me armë.

Dyshimet e para bien mbi militantët ekstremistë islamikë në rajonin e Kaukazit që muajt e fundit kanë përshkallëzuar aktivitetin e tyre terrorist në republikat muslimane ruse.

Ndërkohë, më herët në një tjetër sulm të armatosur, të paktën 8 besimtarë muslimanë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri brenda një xhamie në rajonin e Dagestanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB