Rusi, sulm në një xhami të Dagestanit
19/08/2012 09:30
Dy persona të maskuar kanë hapur zjarr në një xhami të rajonit të Dagestanit (Rusi) duke shkaktuar plagosjen e tetë personave.
Disa orë më pas, në të njëjtën xhami ka shpërthyer një bombë që ka shkaktuar plagosjen e disa personave të tjerë. Sipas BBC, sulmi ka ndodhur në qytetin Khasavyurt.
Sulmi ndodhi gjatë përgatitjeve të besimtarëve muslimanë rusë për festën e Bajramit të Madh. Rreth 70 besimtarë ishin në xhami kur personat e armatosur hapën zjarr mbrëmjen e së shtunës.
Në Dagestan, një republikë multietnike në kufi me Ceçeninë, ka pasur shumë dhunë nga militantët fetarë në vitet e fundit.
Top Channel