Dhjetëra banorë të ishullit të Idres kanë protestuar për arrestimin e një pronari taverne, pas një kontrolli të tatimtaksave, përgjatë të cilit u konstatua se nuk ishte prerë asnjë faturë për klientët që drekonin në atë moment.
Madje përleshjet me policinë, që ka kërkuar përforcime nga Athina kanë vazhduar për dy dite rresht.
Ngjarja dhe fotografite me banoret para policeve me shkopinj gome dhe bomba me gaz lotsjelles bene xhirron e botes dhe nuk kane munguar komentet ironike ne mediat gjermane, ne te cilat Greqia paraqitet si nje shtet qe çdo dite e me shume redukton rroga dhe pensione dhe nga ana tjeter, populli grek nuk do qe te paguaje taksat e tij.
Megjithese qeveria greke i ka shpallur lufte evazionit fiskal, ne shumi prej ishujve greke apo te vendeve turistike, ai kap masen 100% .
Ne ishullin e Lefkadhes dhe Zakinthos ne detin Jon, ne Rodos, Evia, ne Paros si dhe ne gjithe bregdetet e Halkidhikise, pothuajse asnje pronar hoteli apo restoranti, megjithese eshte i detyruar nga ligji, nuk jep fature per sherbimet qe ofron dhe kete e kane deshmuar edhe prane “Top Channel” ne Greqi, dhjetera turiste shqiptare qe kane kaluar pushimet ne keto vende.
Vleresohet se humbjet per shtetin nga TVSH arrijne ne mbi 2 miliard euro ne vit. Ne shtypin e se dieles publikohen gjithashtu disa raste te reja shokuese ne te cilat evazioni fiskal nderthuret me korrupsionin publik.
Nje person merrte per 19 vjet rrjesht pensionin e nenes se tij te vdekur duke demtuar shtetin me mbi 200.000 euro, disa te tjere perfitonin pensionin shtese te invalidit pa qene aspak te tille, ndersa dy te moshuar merrnin pensionet e ish-bashkeshorteve te tyre te vdekur, megjithese kishin 20 vjet qe ishim martuar perseri.
Qeveria Samaras ka disa jave qe ka filluar nje hetim gjigand kunder korrupsionit dhe mbi 2000 ceshtje jane cuar per gjykim dhe denim penal.
Gjithashtu jane denoncuar mbi 2500 persona qe merrnin pensionet e te afermve te tyre te vdekur apo inekzistente, midis tyre edhe rastet e pensionisteve te OGA, Entit te Sigurimeve Agrare, nga i cili perfitojne edhe pensionistet minoritare nga Shqiperia.
Si rasti me me buje ne te gjitha ceshtjet eshte ai i 700 personave ne ishullin Zakintho qe merrnin pensionin e te verberit, ndersa kur jane kerkuar per te kaluar perseri para komisionit mjekesor, jane paraqitur vetem 100 prej tyre dhe vetem 70 jane ekzaminuar se ishin me te vertete te verber.
Top Channel